Foto ilustrim
Lokale - eSIMy

Një grua, shtetase e Serbisë është arrestuar nga Policia, pasi e njëjta dyshohet se ka kaluar ilegalisht nëpërmjet rrugëve alternative kufirin Kosovë – Serbi.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në Mitrovicën Veriore dhe se njëjta pas nënshtrimit të kontrolleve mjekësore për COVID-19 është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar e dyshuara shtetase e Serbisë , pasi që e njëjta përmes rrugëve alternative  ka kaluar ilegalisht kufirin R. Serbisë –R. Kosovës. E njëjta pas kontrollit mjekësor të virusit COVID -19, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.