Sot është raportuar për një rast të vjedhjes së një çante në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë rreth orës 14:15, nga një person i dyshuar.

Pas këtij rasti, Policia e Kosovës ka reaguar duke arritur ta lokalizojë dhe identifikojë personin e dyshuar mashkull, shtetas i huaj.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali, zëdhënësi i PK-së në rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha.

Hoxha njoftoi se gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti ka rezistuar duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore.

Ndërsa, zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik.

“Më datën 01.11.2020 rreth orës 14:15 në Rr Rexhep Luci në Prishtinë është raportuar një rast “vjedhje e çantës” nga një person i dyshuar. Njësia policore menjëherë ka reaguar me shpejtësi, ka arritur ta lokalizoj dhe identifikoj personin e dyshuar mashkull shtetas i huaj. Gjatë arrestimit të personit të dyshuar, i njëjti i ka rezistuar arrestimit nga policia duke i sulmuar zyrtarët policorë dhe duke iu shkaktuar lëndime trupore dy prej zyrtarëve. Zyrtarët policorë kanë arritur që ta vënë nën kontroll duke e arrestuar të dyshuarin, i cili është dërguar për trajtim mjekësor-psikiatrik”, thuhet në përgjigjen e PK-së.