Shtatë persona, ndër ta tre fëmijë, janë lënduar pas një aksidenti trafiku, të premten rreth orës 12 e 30, në fshatin Runik të Skenderajt.

Të lënduarit kanë pranuar trajtim mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë.

” Fsh. Runik, Skenderaj 09.09.2022 – 12:27. Si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur midis dy veturave, shtatë persona, prej tyre tre fëmije janë lënduar. Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë”, ka njoftuar Policia.