Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme sot më 17 gusht janë duke u trajtuar 441 pacientë të infektuar me COVID-19.
Sipas njoftimit të QKUK-së, 372 prej tyre janë në oksigjeno-terapi dhe 40 në gjendje të rëndë.
Në anën tjetër, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) më 24 korrik 2020 ka nënshkruar kontratë me kompaninë ‘Medica’ për furnizim me oksigjen në vlerë prej 307,530 eurove.
Data e hapjes së tenderëve ishte më 21 korrik.
Kontrata me titull ‘Oxygen – Inhalim – Per perdorim ne menaxhimin e Hipoksisë’ ishte e negociuar dhe në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani.
Sipas kontratës së nënshkruar, origjina e oksigjenit është nga Serbia.
Po ashtu, sipas kontratës, çmimi për litër ishte 2 euro, ndërsa sasia është 153 mijë litra.







