Lokale - eSIMy

Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme po trajtohen 589 pacientë, prej të cilëve 448 kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19.

“375 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë, kurse 41 pacientë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Në klinikat e QKUK-së janë të hospitalizuar 223 pacientë, 193 të konfirmuar pozitiv me virusin korona, gjersa 127 janë me oksigjeno-terapi”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Spitalet e përgjithshme po ofrojnë shërbime mjekësore për 366 pacientë, prej tyre 255 pozitivë, ndërkaq 248 persona i janë nënshtruar oksigjeno-terapisë.

SHSKUK: 448 pacientë të shtrirë me COVID-19Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme…

Gepostet von QKUK- Shskuk info am Donnerstag, 13. August 2020