Partia Demokratike me kryetar Nagip Arifin, ka fituar zgjedhjet komunale në Bujanoc pas numërimit të tërësishëm të votave, njofton presheva.al të hënën.

Mbrëmë, në bazë të rezultateve preliminare, u raportua se partia e Aleksandar Vuçiqit, SNS, ka fituar zgjedhjet në këtë komunë shqiptare, por shifrat kanë ndryshuar pas numërimit të të gjitha votave.

PD-ja ka marrë 5.048 vota, derisa SNS-ja 4.968.

Të dielën, u mbajtën zgjedhjet parlamentare në Serbi, krahinore në Vojvodinë dhe lokale në disa komuna.