Në hekurudhat shqiptare prej vitesh pak kush mund të ketë parë lokomotivën të tërheq pas vagonë të mallrave apo pasagjerëve. Madje gjurma e shinave shpesh është e mbuluar nga bari

Për të krijuar një strategji të re, qeveria e Shqipërisë parashikon ndarjen në tre struktura mbikëqyrëse apo dhe të rregullimit të qarkullimit në to. Tre projektligjet janë paraqitur dhe miratuar në Komisionin parlamentar të Integrimit Evropian, raporton “Oranews”.

Tre linja të reja janë ato që po shihen si mundësi investimi për lidhjen me Bashkimin Evropian por dhe me Kosovën përgjatë Rrugës së Kombit.

Në Komision u pranua që transporti i mallrave dhe pasagjerëve me tren ka kosto edhe më të lira ndaj dhe drafti mori mbështetjen e deputetëve. Por pakënaqësi ngjalli deklarata se studimi është bërë me partnerët evropianë.

Projektligjet pas diskutimeve në komisione do të kalojnë për votim në seancë parlamentare.