Kryeministri shqiptar Edi Rama sot ka reaguar për deklaratën e djeshme të ministrit serb të Mbrojtjes Aleksandar Vulin që tha se dhënia e portit të Durrësit Kosovës, Rama po synon të bëjë “Shqipërinë e Madhe”.
Për këtë deklaratë, Rama ka kërkuar llogari nga presidenti Aleksandar Vuçiq me ashpërsi dhe duke kërkuar që të dënohet, njofton Klan Kosova.
“Vuçiq, a është kjo e vërtetë apo është një meme që tallet me trurin e kulluar dhe gojën e ndyrë që e mbajti të gjithë rajonin tonë në errësirë për shekuj? Unë uroj shumë që të jetë një meme, përndryshe kjo do të ishte një shfaqje e dëshpëruar e të menduarit të mjerë që duhet ta dënoni pa asnjë dyshim”, shkroi Rama në Twitter.






