Po ktheheshin nga një ceremoni mortore por një aksident tragjik u mori jetën.
Aksidenti ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan- Papër, ku pas përplasjes së tre makinave 4 jetë janë shuar. Tashmë janë mësuar dhe emrat e personave që humbën jetën, të gjithë pasagjerë në një makinë të drejtuar nga shtetasi Gëzim Kotorri.
Viktimat janë të katërta gra. Fjala është për 30 vjeçaren Jonida Kotorri, Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Lumturi Hoxha, 58 vjeçe dhe Lume Hoxha 55 vjeçe.






