Pesë persona kanë vdekur në një aksident të rëndë në Qafë Muzinë, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, raporton Abcnews.al përcjell Klankosova.tv.
Kjo u konfirmua nga shefi i Zjarrfikësve Alqi Kosta.
Një furgon ka dalë nga rruga duke përfunduar në greminë poshtë një ure.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa ambukanca dhe shërbimet zjarrfikëse, për të nxjerrë trupat nga automjeti.






