Tirana, Shkodra, Durrësi, Fieri dhe Lezha janë qytetet ku banojnë 59 personat që iu nënshtruan testit si të dyshuar për koronavirus, dhe të gjithë rezultuan negativ.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Shqipëri dhe Institutit të Shëndetit Publik rastet e dyshuara kanë pasur shenja të infeksionit respirator dhe histori udhëtimi me vendet ku ka shpërthim epidemik të Covid-19.

Komiteti Teknik ka përcaktuar se si do veprohet për rastin 1 si dhe ndjekjes së personave të kontaktit dhe karantinimin e tyre.

Spitali Infektiv do të jetë spitali që do të menaxhojë rastet e para.

Gjatë 24 orëve të fundit në të gjitha pikat kufitare kanë 23 mijë shtetas, të cilët i janë nënshtruar për monitorimin e temperaturës.

Ndërsa, në urgjencën kombëtare janë regjistruar 1391 thirrje, prej të cilave 29 janë të skeduar për koronavirus pasi kanë histori udhëtimi me Italinë, shkruan tvklan.