2 persona kanë mbetur të lënduar në një aksident i cili kandodhur sot rreth orës 16:25 minuta në fshatin Peran, shkruan Llapi.info.

Personat e lënduar sipas shërbimit emergjent në Podujevë nuk kanë qenë në rrezik për jetë përveç se kanë pësuar disa lëndimeve të vogla.

“Në fshatin Peran ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të lënduar 2 persona. Ata nuk kanë qenë në rrezik për jetë. Ne i kemi trajtuar dhe liruar për në shtëpi”, kanë thënë nga emergjenca në Podujevë për Llapi.info.

Llapi.info ka tentuar të kontaktoi edhe policinë e Kosovës por kontakti me ta ka qenë i pamundur.

Dje gjithashtu gjatë ditës në fshatin Peran u shkaktuan dy aksidente trafiku.