Konsumimi i drogës është një dukuri që po lulëzon në të gjitha qytetet dhe po prek në veçanti të rinjtë, duke e dëmtuar shëndetin e tyre dhe cenuar sigurinë e qytetarëve.

Një rast i tillë është zbuluar edhe mbrëmë në mesnatë, në rrugën ”Skënderbeu”, në Podujevë, ku gjatë patrullimit Policia ka ndaluar një person, nën dyshimet për gjësende të kundërligjshme.

Sinjali mëson se bëhet fjalë për një 15-vjeçar, i cili pasi u kontrollua, zyrtarët policorë i gjetën dy pako me substancë të dyshuar narkotike, të llojit marihuanë.

Për shkak të posedimit të drogës, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku në prani të prindit është intervistuar nga hetuesit policorë.

Burimet kanë bërë të ditur se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rasti për posedim të paautorizuar të narkotikëve.