Avokati Tomë Gashi ka postuar një fotografi me Musli Rexhepin, gjyshi që tentoi ta pengonte grevën e SBAShK-ut duke tentuar të sulmonte Rrahman Jasharajn, kryetar i SBAShK-ut.

Gashi tregoi se gjykata i dha vërejtje gjyqësore Rexhepit.

Ai ka thënë se nuk pajtohet me këtë vërejtje dhe se “loja ende nuk ka përfunduar”, duke treguar se do ta dergojë tutje në Gjykatën e Apelit këtë rast.

Postimi i plotë:

Gjykata i dha Vrejtje gjygjesore z.Musli Rexhepit i cili sipas Gjykates ka tentuar ta ndaloj apo pengoj greven e SBASHKU-t ne krye me z.Rrahman Jashari me daten 05.09.2022
Qudia me e madhe eshte se greva ka filluar me 25 Gusht dhe ka perfunduar me 1 Tetor 2022,pra nuk eshte ndaluar me 5.09.22
Greva qe i la 320,000 nxenes pa mesim dhe i humben mbi 3milion ore mesimi i deshperoi 640,000 prinder qe se bashku me nxenes bejn rreth 1milion qytetar te Republikes sone perfundoi me nje verejtje gjygjesore.
Keshtu shpenzon sistemi yne juridik taxat e qytatareve te Republikes tonë
Loja ende nuk ka perfunduar.
Shifemi ne Gjykate te Apelit.