Bazuar në gjetjet e një studimi, shpërthimi i coronavirusit në Itali sigurisht ka mundur të ndodhte në janar, megjithëse personat e parë të diagnostikuar nuk u raportuan deri në muajin shkurt.
Stefano Merler nga Bruno Kessler Fondation, gjatë një konference iu ka thënë ekspertëve kryesorë të shëndetësisë italiane, se coronavirusi ka filluar të përhapet në Itali që nga janari, apo edhe më herët, transmeton Telegrafi.
Italia është shteti i parë evropian, ku si pasojë e coronavirusit, numri i vdekjeve u rrit në mënyrë dramatike në mbi 12 mijë, deri në fund të muajit mars. Pacienti i parë, është diagnostikuar më 21 mars në Codogno, që i përket rajonit të Lombardisë.
“Kemi gjetur se shumë njerëz ishin të infektuar në Lombardi, që para 20 shkurtit, që lë të kuptohet se ata ishin të infektuar ën janar, apo edhe më herët, ku ta dimë”, ka thënë eksperti Merler.
Sipas një studimi tjetër, të bazuar në regjistrat e kryera gjatë këtij muaji, del se 44.1 për qind janë infektuar në qendra kujdesi, derisa 24.7 nëpër familje. Raportohet se 10.8 për qind janë infektuar nëpër spitale, derisa 4.2 për qind në vendet e tyre të punës.
Goditja nga coronavirusi në Itali ka qenë shumë e fuqishme, duke shkaktuar 25,500 viktima, derisa 190 mijë persona i ka lënë të infektuar.