Lokale - eSIMy

Dy objekte ndihmëse për bagëti së bashku me ushqimin e bagëtive dhe një sasi të konsiderueshme të drunjve janë djegur sot rreth orës 13:05 në fshatin Bajqinë të Podujevës pas një shpërthimi të një zjarri, shkruan Llapi.info.

Llapi.info ka kontaktuar shërbimin e zjarrfikësve në Komunën e Podujevës të cilët e kanë konfirmuar rastin dhe thanë se zjarri tani është lokalizuar dhe është shuar.

Burime të Llapi.info kanë treguar se prona është e N.I, banor i këtij fshati ndërsa shkaqet nga ka shpërthyer zjarri ende janë të panjohura.

Policia e Kosovës gjithashtu ka qenë në vendin e ngjarjes dhe po zhvillon hetimet.

Foto: