Në lagjen “Dardania” në Prishtinë dyshohet se dikush ka hedhur një granatë dore në rrugë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e paraditës së sotme, raporton rtk. Si pasojë e kësaj, fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar. Ndërkohë, tri vetura të parkuara që ndodheshin afër, janë dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ka dalë Policia e Kosovës e cila është duke kryer hetimet e nevojshme.

Deri më tash, policia nuk ka dhënë sqarime të tjera për rastin, por pritet që të deklarohet pak më vonë.