Gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës kanë shpërthyer të qeshurat mes deputetëve, raporton Express.
Si zakonisht, ishte Kryeparlamentari Glauk Konjufca, ai i cili i bëri deputetët të qeshin.
Pas diskutimeve të deputetëve Hisen Berisha dhe Jahja Koka, lidhur me bateritë e MCC’së, Konjufca ndërhyri duke thënë se kjo është çështje e ndërlikuar, duke bërë që të gjithë deputetët të qeshin.
“Kjo është një çështje e ndërlikuar. Konsideroj se kjo nuk është çështje minuti, kjo është shumë më e gjerë si problematikë merr orë”, tha Konjufca