Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se sot bashkë me drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari, kanë marrë pjesën në ndarjen e motokultivatorë për fermerët llapjanë, shkruan Llapi.info.

Në një postim në Facebook, Bulliqi ka thënë se nga ky projekt përfitues janë 90 fermerë.

Postimi i tij i plotë:

Sot me drejtorin e Bujqësisë, Fatmir Rudari, kemi marrë pjesë në procesin e shpërndarjes së motokultivatorëve për 90 fermerë përfitues nga projekti “Përkrahje me mekanizëm bujqësor”.

Pjesa tjetër e pajisjeve bujqësore do të shpërndahet javën e ardhshme për fermerët tjerë përfitues.

Si qeverisje komunale kemi planifikuar që subvencionet në bujqësi në vitin e ardhshëm t’i shtojmë afërsisht edhe për 300 mijë euro të tjera, me qëllim që secilit fermer llapjan t’i ofrojmë mbështetje, duke ia lehtësuar ushtrimin e veprimtarisë së tij.

Urime të gjithë fermerëve përfitues