Lokale - eSIMy

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka bërë të ditur se kanë shpërndarë kontratat për hapjen e 79 pusteve në Podujevë, shkruan Llapi.info.

Sipas Bulliqit, hapja e tyre do të bëhet për qytetarët llapjanë që janë me kushte jo të mira ekonomike.

Postimi i tij i plotë:

Me përfaqësuesin e organizatës “Qatar Charity”, kemi shpërndarë kontratat për hapjen e 79 puseve për furnizim me ujë të pijes për qytetarë të komunës sonë, të cilët janë me gjendje më të vështirë ekonomike.

Ky projekt po mundësohet nga memorandumi i bashkëpunimit që kemi nënshkruar me organizatën në fjalë për hapjen e 62 puseve të reja, por pak ditë më parë kemi nënshkruar edhe aneks marrëveshjen për hapjen edhe të 17 puseve të tjera.

Projekti mbulohet 90% nga organizata “Qatar Charity”, ndërsa me 10% të vlerës totale participon Komuna e Podujevës. Gjithashtu organizata “Qatar Charity” merr përsipër hapjen e puseve dhe montimin e pompave të ujit me të gjitha pajisjet përcjellëse.

U jam shumë falënderues organizatës për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm!