Lokale - eSIMy

100 fermerë llapjanë  kanë përfituar nga subvencioni i Komunës së Podujevës, njofton Llapi.info

Në kuadër të investimeve të Komunës së Podujevës në bujqësi në përgjithësi, e në veçanti në blegtori, sot janë shpërndarë njëqind makina mjelëse për lopë qumështore, si pjesë e ndihmës së Komunës për fermerët lokal.

Në ceremoninë e shpërndarjes së këtyre makinave mjelëse, morën pjesë kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, nënkryetari i Komunës, Nexhmi Rudari, drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Vezir Januzi dhe zyrtarë tjerë komunalë.

Shpërndarjen e tyre e ka bërë të ditur i pari i Podujevës, Agim Veliu përmes një postimi në facebook, duke premtuar se do të vazhdojë mbështetjen e fermerëve në fushën e blegtorisë.

“Për 100 fermerë llapjanë, sot kemi shpërndarë 100 makina mjelëse për lopë qumështore. Do të vazhdojmë me mbështetje dhe subvencionime në sektorin e blegtorisë”, ka shkruar Veliu./Llapi.info

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu

Fotografia e Agim Veliu