Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot në trevjetorin e vdekjes së ish-bashkëpartiakut të tij, Astrit Deharit, ka ndarë disa nga karakteristikat e tij.
Ai tha se Dehari përveç se një student shembullor ishte edhe një person që shikonte hallet e qytetarëve.
“Astrit Dehari ishte aktivist politik, aktivist i LVV, student shembullor dhe për një kohë edhe punëtor shembullor në Komunën e Prishtinës. Përveç temave të drejtorisë së shëndetësisë, vinte te unë në zyre gjithmonë kur kishte takuar ndonjë qytetar në hall nga gjendja ekonomiko-sociale dhe mendonte se duhet t’i ndihmojmë. E shihte si qëllim jetësor ndihmën për njerëzit në nevojë”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ahmeti duke thënë se Dehari u mbajt padrejtësisht në burg kërkoi të zbulohen rrethanat e vdekjes së tij. Këtë ai e sheh si barrë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe jo vetëm të institucioneve.
“Vdekja e tij në burgun e Prizrenit ku ishte dërguar dhe mbajtur padrejtësisht mbetet e pasqaruar. Dhe kjo është barrë jo vetëm për pushtetin e atëhershëm politik e administrativ, por barrë për secilin qytetar të Republikës. Barra dhe përgjegjësia veçse do të shtohen deri të zbulohen krejt rrethanat dhe krejt përgjegjësit e asaj çfarë ka ndodhur. Por, sot, në trevjetorin e vdekjes së hershme të Astritit, ta kujtojmë Astritin për njeriun që ishte, modest,”.
“Shpirti ndjesë i pastë!”.






