Kryetarit të Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, i është hakuar profili privat në Facebook, shkruan Llapi.info.
Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i Komunës së Podujevës, Fatri Zhitia.
Zhitia ka kërkuar nga qytetarët që të jenë në dijeni që çfarëdo mesazhi apo komenti që marrin nga profili privat i Bulliqit në Facebook, të mos e marrin parasysh, pasi që nuk është nën menaxhimin e tij.
“Kryetarit Shpejtim Bulliqi i është hakuar facebooku privat nga persona të papërgjegjshëm, andaj çfarëdo lloj mesazhi apo komenti që pranoni nuk përfaqëson mendimet apo qëndrimet e kryetarit. Ne do ta paraqesim rastin në polici dhe tash do të merren organet e rendit me rastin”, ka shkruar ai./Llapi.info






