Kryetar i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, me shumicë votash është zgjedhur Shpejtim Bulliqi, shkruan Llapi.info.
Kështu ka njoftuar Qendra e VV-së në këtë komunë.
Njoftimi i plotë:
Lëvizjes VETËVENDOSJE! – Qendra Besianë ka përfunduar suksesshëm procesin e brendshëm zgjedhor, me ç’rast falenderon të gjithë anëtarët dhe aktivistët për angazhimin e tyre dhe pjesëmarrjen e tyre në zgjedhjet e brendshme të organizatës tonë. Një proces demokratik, transparent dhe gjithpërfshirës, ashtu sikurse e ka karakterizuar gjithnjë Lëvizjen VETËVENDOSJE!.
Njoftojmë të gjithë qytetarët e komunës tonë, anëtarët, aktivistët dhe simpatizantët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! se përgjatë këtij procesi zgjedhor, përmes parimit një anëtar – një votë, janë zgjedhur pozicionet drejtuese të qendrës tonë, si në vijim:
Kryetar i Qendrës është zgjedhur, Shpejtim Bulliqi
Kryetare e GVV në qendër është zgjedhur, Adelina Stublla.
Kryetar i RVV në qendër është zgjedhur, Ardian Dervisholli.