Shpejtim Bulliqi, kryetar aktual i Komunës së Podujevës, do të jetë sërish në garë për të parin e kësaj komune, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Bulliqi këtë e ka konfirmuar për GazetaBlic, duke thënë se ka vendosur të garoj përseri që të vazhdoj projektet e nisura dhe për të quar përpara vizionin e tij për një Podujevë më të zhvilluar.
Ai tregoi se gjatë mandatit që po e lëmë pas kanë punuar me përkushtim të madh dhe kanë sjellë ndryshime të prekshme në çdo fushë të jetës.
“Po, do të jem sërish kandidat për kryetar të komunës së Podujevës,para pak ditesh edhe e kemi zyrtarizuar në Qendrën e Vetëvendosjes në Podujevë nominimin tim edhe për një mandat tjeter. Gjatë mandatit që po e lëmë pas bashkë me ekipin tim kemi punuar me përkushtim te madh për të sjellë ndryshime të prekshme në çdo fushë të jetës në komunën tonë. Duke u mbeshtetur në këtë punë e projektë të mëdha dhe në besimin e qytetarëve, kam vendosur të garoj përsëri për të vazhduar projektet e nisura dhe për të çuar përpara vizionin tonë për një Podujevë më të zhvilluar“, tha ai.
Ndër të tjera, Bulliqi pret nga qytetarët e Podujevës që ta vleresojnë punën dhe angazhimin e tij të deritanishëm dhe t’i japin mbështetjen e tyre edhe për një mandat tjetër.
Tutje, ai shprehet i bindur se në bazë të performancës dhe besimit që ka ndërtuar me qytetarët do ta fitojë edhe një mandat tjetër.
“Pres që qytetarët e Podujevës të vleresojnë punën dhe angazhimin e deritashem, dhe të japin mbeshtetjen e tyre për një mandat tjeter. Rezultatet janë të dukshme, nga investimet në infrastrukturë, shkolla të reja, përkrahje për bujqësinë dhe bizneset vendore, e deri te rritja e transparancës komunale. Bazuar në këtë performancë dhe në besimin që kemi ndërtuar me qytetarët, besoj fuqishëm se do të fitojmë edhe një mandat tjetër”, u shpreh Bulliqi.
Sa i përket kundërkandidatëve tjerë në këtë garë për të parin e Podujevës, Bulliqi thotë se e respektonë secilin, por shton se puna e madhe dhe rezultatet e prekshme janë përgjigjja më emirë për çdo sfidë politike.
“Ne respektojmë çdo kundërkandidat dhe çdo alternative që do të paraqitet në këtë garë, sepse ky është thelbi i demokracisë. Megjithate, unë besoj se puna e madhe dhe rezultatet e prekshme janë përgjigja më e mirë për çdo sfide politike. Ne do të vazhdojmë të fokusohemi te programi ynë, te qytetarët dhe te nevojat e tyre reale për të qenë pranë tyre”, përfundoi Bulliqi