Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë mjete financiare dhe do të sigurojë asistente për nënën llapjanë që lindi katërnjakë.
Në një njoftim në Facebook, Bulliqi e ka uruar qiftin për lindjen e tyre.
Shkrimi i plotë:
Lajm i mrekullueshëm lindja e katërnjakëve nga një nënë e re në QKUK, ky është një bekim i madh për familjen e gëzim për mbarë shoqërinë. 🤩👨👧👦👩👧👦
Nëna dhe fëmijët janë shumë mirë me shëndet dhe po e marrin shpejt vetën. I uroj nga zemra Diellzën dhe Agronin për lindjen e fëmijëve, duke ju dëshiruar jetë të gjatë, të shëndetshme dhe të lumtur së bashku! ❤️
Si institucione komunale do të ofrojmë mbështetje financiare për familjen, si dhe do të sigurojmë një asistente për nënën për kujdesin ndaj fëmijëve. 🫶🤝