Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpejtim Bulliqi, ka ndjekur nismën e kryetarit të partisë dhe kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të ndarë gjysmën e pagës për luftimin e virusit korona, njofton Llapi.info.
“Në përkrahje të institucioneve tona në betejën kundër virusit Covid-19, dhuroj 50% të pagës sime dhe kështu i bashkangjitem nismës së Kryeministrit, deputetëve të LVV, mërgatës dhe të gjithë atyre që kanë dhuruar dhe po vazhdojnë të solidarizohen me të gjithë të prekurit nga kjo pandemi”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.
“Këtë sfidë do ta kalojmë më lehtë të bashkuar!Respekt për personelin shëndetsorë dhe punonjësit e sektorëve që pa reshtur janë në shërbim të qytetarëve!”, ka përfunduar ai.
Pos kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, këtë nismë e kanë mbështetur edhe zëvendëskryeministri në detyrë, Haki Abazi, ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sfeçla, ministri në detyrë i Financave, Besnik Bislimi dhe disa nga deputetët e LVV-së, Fitore Pacolli, Eman Rrahmani,Valon Ramadani, Fitim Haziri e Fatmire Kollçaku./Llapi.info