Lokale - eSIMy

Dy qytetarë të komunës së Podujevës janë arrestuar nga policia e Serbisë.

Lajmin e ka konfirmuar për Nacionalen njëri nga familjarët e të arrestuarve, në kushte anonimiteti.

Kryetari i komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se rasti ka ndodhur dje. Përderisa, dyshimet e para janë për prerjen ilegale të drunjëve në pjesën e Serbisë.

“Më herët u interesova për rastin. Ka ndodhur me datën 25 mars në orën 14:00. Duket që janë arrestuar duke prerë drunjë. Familjarët e kanë lajmëruar rastin. Policia ua ka marrë traktorin dhe drunjtë. Këto janë informacionet që i kam”, ka thënë Bulliqi.

Raste të tilla ku qytetarë të brezit kufitar në Podujevë janë arrestuar në këtë formë, ka pasur edhe më herët.