Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është duke vazhduar vizitën zyrtare në Komunën e Linzit, në Austri, raporton Llapi.info
Bulliqi ka njoftuar se është takuar me nënkryetaren e Komunës së Linzit, Tina Blochl, ku kanë diskutuar për bashkëpunim në sektorët e industrisë dhe bujqësisë.
Ai shtoi se kompanive të fuqishme industriale në Linz, po iu ofrojmë kushte bashkëpunimi bazuar në kapacitetet tona në nxitjen e investimeve të tyre.
Shkrimi i plotë:
Me nënkryetaren e Komunës së Linzit, Tina Blochl, kemi zhvilluar takim shumë konstruktiv, duke diskutuar për shumë tema me interes reciprok, me theks të veçantë për fushën e industrisë dhe bujqësisë.
Urat e miqësisë që kemi ndërtuar ka ardhur koha t’i konkretizojmë me projekte të përbashkëta dhe në dobi të qytetarëve.
Kompanive të fuqishme industriale në Linz, po iu ofrojmë kushte bashkëpunimi bazuar në kapacitetet tona në nxitjen e investimeve të tyre.
Për mua është detyrë parësore të sjellim investitorë të jashtëm në qytetin tonë dhe të gjenerojmë vende të reja pune.
Më duhet të theksoj se takimi ka qenë i paraparë të zhvillohet me kryetarin e Linzit, z. Klaus Luger, por për fat të keq ai ka rezultuar pozitiv me Covid-19. Shfrytëzoj nga rasti që z.Luger t’i uroj shërim të shpejtë dhe t’i shpreh falënderim për ftesën për vizitë dhe mikpritjen e treguar nga stafi i tij.






