Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, është emëruar koordinator i Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, njofton Llapi.info.

Kështu ka bërë të ditur Bulliqi në një postim në Facebok, cili ka thënë se zgjedhja e tij është bërë nga kryesia dhe kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

“Të dashur aktivistë e anëtarë të Lëvizjes, të nderuar qytetarë të Podujevës. Dua t’ju njoftoj se jam emëruar kordinator i Qendrës së Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Podujevë. Emërimi im është bërë nga kryesia dhe kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE z. Albin Kurti, ku edhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj për besimin dhe përgjegjësinë që ma kanë deleguar. Detyrën e kordinatorit do ta kryej me përgjegjësi të lartë duke punuar maksimalisht në forcimin dhe zgjerimin e organizatës, me struktura të reja e të forta që garantojnë perspektivë për Lëvizjen e për qytetarët e Podujevës. Procesit të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes do t’i kushtojmë rëndësi duke ju ofruar mundësi e hapësirë kuadrove të reja dhe të dëshmuara. Na priftë e mbara”, ka shkruar ai./Llapi.info