Lokale - eSIMy

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtoreshën e Bujqësisë, Lirie Hoti, kanë dhuruar dhjetëra pajisje bujqësore për bujqit llapjanë.

Ai tha se ndihet i lumtur që në këto pesë vitë kanë ndihmuar me subvencione me qindra fermerë në bujqësi, blegtori, shpezëtari, etj., të cilat përveçse kanë rritur prodhimtarinë e tyre, kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik komunal.

Shkrimi i plotë:

Bashkë me drejtoreshën për Bujqësi, Lirie Hoti, sot ishim pjesë e ceremonisë së shpërndarjes së mjeteve të punës për fermerë. Krahas subvencioneve tjera, sot i ndamë 28 spërkatëse, 15 gërshërë dhe 3 printer për vezë, të cilat sadopak do t’i ndihmojnë fermerët në zhvillimin e veprimtarive të tyre.

Jemi të lumtur që për këto pesë vjet kemi ndihmuar me subvencione me qindra fermerë në bujqësi, blegtori, shpezëtari, etj., të cilat përveçse kanë rritur prodhimtarinë e tyre, kanë ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik komunal.

Urime të gjithë përfituesve!