Lokale - eSIMy

Në kuadër të investimeve me të cilat synohet të përmirësohet mirëmbajtja e hapësirave të jashtme të shkollave, sot janë shpërndarë 16 makina për kositje të barit për shkollat e Komunës së Podujevës, transmeton Llapi.info.

Prezent në këtë ceremoni ishte kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, dhe drejtori i Arsimit, Avni Fetahu.

Kryetari Bulliqi tha se kjo mbështetje nga komuna do t’i ndihmojë shkollat në mirëmbajtjen e hapësirave të jashtme shkollore.

Po ashtu dy makina janë dhuruar falas nga operatori ekonomik, ndërsa komuna është në fazën tenderuese për blerjen edhe të 10 makinave tjera.

Gjithsej makina që do të shpërndahen gjatë këtij viti janë 28./Llapi.info

May be an image of 2 people and indoor
May be an image of indoor and text that says "STIHL"