Lokale - eSIMy

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Podujevës ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare, raporton Llapi.info.

Sipas këtij konkursi, pozitë e lirë është ajo si doktori o Stomatologjisë dhe dy pozita të lira si infermier/e i përgjithshëm.

Për këto pozita, kërkohen punëtorë me afat të pacaktuar, me orar të plotë (Periudha provuese gjashtë muaj.

Tutje në njoftim bëhet e ditur se afati për paraqitjen e aplikacioneve është 15 ditë, nga data 11.08.2022 deri me datën 25.08.2022.

“Komuna e Podujevës ofron mundësi të barabarta punësimi për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Komunitetet jo-shumicë dhe pjesëtarët e tyre kanë të drejtë për përfaqësim të drejtë dhe proporcional. Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Fletëaplikacionet merren në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë, në ndërtesën e Kuvendit të Komunës. Kërkesat me dokumente të kompletuara dorëzohen në Qendrën e Shërbimit për Qytetarë. Për çdo informatë plotësuese mund të kontaktoni në Drejtorinë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, në këtë numër të telefonit 038 200 41-005”, thuhet në njoftm./Llapi.info

NJOFTIMI I PLOTË