Komuna e Podujevës, respektivisht Drejtoria e Arsimit, ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit të publikuar, kërkohen 10 mësimdhënës për gjuhë gjermane në shkollë fillore dhe 1 mësimdhënës të lëndës së Matematikës po ashtu në një shkollë fillore.

Afati i aplikimit është prej datës 12.08..2022 – deri më datë 26.08.2022. Aplikacionet, siç thuhet, me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në komunë përmes protokollistit, përkatësisht përmes Qendrës për Shërbim me Qytetarë.

Duke klikuar këtu, mund t’i lexoni të gjitha kushtet dhe mënyrën e aplikimit për këto pozita./Llapi.info