Drejtoria e Arsimit në Komunën e Podujevës ka shpallur konkurse për plotësimin e vendeve të punës në shkolla, shkruan Llapi.info.
Sipas këtyre konkurseve, një punëtor teknik kërkohet në shkollën fillore “Naum Veqilharxhi” – shkollë kjo e cila gjendet në fshatin Llapashticë të Epërme.
Kurse, konkursi tjetër është hapur për tre punëtorë – mësimdhënës.
Një kërkohet për lëndë mjekësore të profilit: Asistent i Fizioterapisë.
Duke klikuar në lindet e hijezuar mund t’i lexoni të plota konkurset, kohë e aplikimit dhe gjithçka tjetër./Llapi.info






