Komuna e Podujevës, përkatësisht Drejtoria e Arsimit, ka shpallur disa konkurse për mësimdhënës të lëndëve të ndryshme, shkruan Llapi.info.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen komunale, në këtë konkurs për kërkohen gjashtë punëtorë arsimorë, prej tyre, pesë janë zëvendësim.

Dy mësimdhënës për kërkohen për lëndën e matematikës, dy mësimdhënës për lëndën e fizikës dhe dy mësimdhënës për lëndën TIK.

Koha e aplikimit është nga data 19.01.2023 – deri më datën 02.02.2023.

Duke klikuar KËTU mund t’i lexoni të gjitha kushtet dhe mënyrën e aplikimit./Llapi.info