Tërheqja e shortit për EURO2020 do të bëhet të dielën, në Dublin të Irlandës.
Ky evropian si asnjëherë tjetër, do të organizohet në 12 vende të kontinentit të Evropës.

Dy skuadrat më të mira prej 10 grupeve do të kualifikohen për këtë kompeticion.

Anglia gjendët në vazon e parë për tërheqjen e shortit, por ata kanë edhe një mundësi nga Liga e Kombeve.

Kosova në anën tjetër, njësoj si Anglia, ka një mundësi shtesë nga Liga e Kombeve, por ata pozicionohen në vazon e pestë.

Në Angli, duket se po i frikësohen një shortimi të mundshëm me Kombëtaren e Kosovës.

“BBC”, kur shkruan për grupin më të vështirë të mundshëm të “tre luanëve”, përmend edhe “dardanët”.

“Shorti më i vështirë që Anglia do të mund ta kishte do të ishte nëse do ta gjente vetën në grup me Gjermaninë, Sllovakinë, Greqinë dhe Kosovën. Një grup më i lehtë do të ishte me Ukrainën, Bullgarinë, Qipron dhe Gjibraltarin” shkruan “BBC”, transmeton lajmi.net.

Raundi i parë i këtyre kualifikimeve fillon më 21-23 mars të 2019-ës.

Njësoj sikur anglezët, shpresojmë që ky të mos jetë grupi për Kosovën.