Në fshatin Pasjan është ndaluar nga policia një automjet me drejtuesin serb, i cili përmes rrugëve alternative nga territori serb ka hyrë në territorin e Republikës së Kosovës.
Policia njofton se gjatë verifikimit dhe kontrollimit të ngarkesës rezultoi se kishte 455 shishe birre të prodhimit serb pa dokumentacion valid.
Me vendim të prokurorit, automjeti me gjithë ngarkesën është konfiskuar dhe është dërguar në terminalin doganor “Dheu i Bardhë”, ndërsa ngasësi i dyshuar pas intervistimit u lirua në procedurë të rregullt.






