Dalja e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u shoqërua me kritika të ashpra ku shpeshherë pjesëtarët e saj u cilësuan kriminelë e terroristë.

Faza e organizimeve konkrete të njësive të vogla guerile dhe fillimi i aksioneve të armatosura kundër policisë serbe filloi në pranverë të vitit 1991 deri në shkurt të vitit 1998.

Pasi Adem Jashari u zgjodh Komandant i Përgjithshëm i UÇK-së, u formuan edhe grupet guerile që do të vepronin në zona të ndryshme të Kosovës. Me grupin e Llapit – udhëhiqte Zahir Pajaziti.

Zahiri shquhej në atë kohë si organizues dhe zbatues i shkëlqyeshëm i sulmeve guerile ndaj forcave serbe në Kosovë.

Për herë të parë përmes një rrëfimi ekskluziv shoku dhe krahu i djathë i Zahir Pajazitit, Avni Ajeti tregon aksione që realizoi me eprorin e tij.

Avniu tregon për aksionin që së bashku me Zahirin dhe Rrustem Mustafën i njohur si komandant‘Remi’ i dalin në pritë një veture të policisë serbe, aksion ky që rezultoi me sukses.

Pse dështoi aksioni i Zahir Pajazitit ndaj ‘cipiripit’, si i shpëtoi ai plumbave të tij.

Ushtria e Çlirimtare e Kosovës kishte marrë vendim që të gjitha stacionet e Policisë Serbe në Kosovës të sulmohen në të njëjtën kohë.

Stacioni i policisë serbe në Podujevë dhe postblloqet tjera në rrethinë u sulmuan nga UÇK-ja më 2 gusht të vitit 1996.

Personi që i qëndroi afër në çdo çast heroi të shqiptarëve tregon se si pas dy ditë pas aksionit të UÇK-së, krimineli serb Arkani vjen në Podujevë.

Avniu tregon ballafaqimit e tij më Arkanin dhe planin që bëri ZahirPajaziti për t’i dal në pritë atij, plan ky që nuk shkoi siç kishte dëshiruar pirësi i UÇK-së.

Ushtarët e parë të lirisë së Kosovës, Ilir Konushevci, Zahir Pajaziti, Hakif Zajnullahu, Edmond Hoxha, ishin të vendosur për çlirimin e atdheut. Ideali i tyre i vetëm ishte që populli i Kosovës të frymoi lirshëm.