Një person është arrestuar në fshatin Gjylekarë të Vitisë pasi kishte goditur një këmbësore të hënën në mëngjes.
Ai po voziste pa patentë shoferi dhe aksidentin e kishte shkaktuar nga pakujdesia, sipas raportit policor.
Viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.