Tashmë të gjithë qytetarët e Kosovës të cilët janë vozitës të ndonjë automjeti mund të shoshin se sa janë gjobat e tyre të komunikacionit.

Formulari në fjalë është ‘online’ duke dhënë të dhënat personale dhe duke marrë si rezultat të gjitha informacionet se kur jeni gjobitur, sa është shuma e gjobës dhe gjithçka tjetër.

Por ajo çfarë ka publikuar dikush në rrjetet sociale është shumë interesante. Vetëm një person, ka arritur që të mbledhë gjoba të komunikacionit në vlerë 16 mijë e 450 euro dhe disa të tjera të dërguara në Gjykatë.

Në një fotografi të siguruar nga Indeksonline, kuptohet se të gjitha këto gjoba personi në fjalë, i ka për vetëm 2 vite, që nga nëntori i vitit 2016.