Një grua është lënduar në Prizren pasi ka rënë aksidentalisht nga autobusi derisa ai ishte në lëvizje.

Policia e Kosovës njofton se shoferi i autobusit dyshohet se nga neglizhenca-pakujdesia derisa ishte në lëvizje ka hapur derën e autobusit, dhe kështu pasagjerja që ndodhej në autobus ka rënë duke pësuar lëndime trupore.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor.

“Rr. Hasan Prishtina, Prizren 25.07.2022-15:35. I dyshuari mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin-autobus, dyshohet nga neglizhenca-pakujdesia derisa ishte në lëvizje ka hapur derën e autobusit dhe për pasojë viktima femre kosovare e cila ishte në autobus ka rënë nga autobusi dhe ka pësuar lëndime. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal dhe vazhdon të trajtohet. Në konsultim me prokurorin, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, njofton policia.