Një vetaksident trafiku ka ndodhur dje në fshatin Prekall të Istogut, ku si pasojë janë lënduar rëndë dy persona.
Sinjali mëson se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë në kthesa, me ç’rast shoferi dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjet dhe ka dalë jashtë rrugës duke u rrokullisur.
Për shkak të lëndimeve të marra, shoferi bashkë me pasagjeren janë dërguar në Emergjencën e spitalit rajonal të Pejës, por që si pasojë e lëndimeve të rënda ata janë transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.