Dy persona janë lënduar pas një vetaksidenti i cili ndodhi të hënën në rrugën “Basri Canolli” në kryeqytet.

Sipas doktorit të emergjencës së QKUK-së, Gëzim Mustafa, njëri nga të lënduarit, drejtuesi i makinës, është në gjendje kritike dhe është në kujdesin intensiv pasi ka marë lëndime në kokë e qafë ndërsa tjetri gjatë ditës është lëshuar për në shtëpi pas kontrollove të detajuara.

Nezir Shahini është pronar i punëtorisë së makinave në këtë rrugë, të cilit drejtuesi i makinës gjatë aksidentit i ka shkaktuar dëme të mëdha materiale, duke ja thyer dyert, dritaret e edhe dëmtuar një makinë të një klienti të cilin ishte duke e rregulluar.

Sipas Shahinit krejt aksidenti ndodhi për shkak të shpejtësisë së madhe të veturës, i cili beson se ishte mbi 200 kilometra në orë duke u ngarë nga drejtuesi i makinës.