ZVICRRA
s’ka qenë kurr kaq e madhe 30 MILIONSHE me gjith Shqiptarinë!
(pa ramën, pa berishën, pa metën)

Enkas për portalin Lideri.mk shkruan Xhafer Ymeri, mësues i vëllezërve Granit dhe Taulant Xhaka në Bazel

Zvicrra ka diku 8 milionë banorë të cilët me sy, me zemër dhe me shpirtë ishin me djelmoshat e kombëtarës zvicërrane. Por edhe për hir të Zvicrrës e cila që gjysshekulli i ka strehu shqiptarët pothuaj nga gjitha trojet e Shqiptarisë dhe u ka dhënë besimin dhe nderin për punët që bëjnë duke ndërtu udhë me ura, ndërtesa, shkolla, spitale dhe duke u përkujdesë për fushat dhe malet Zvicërrane.

Të gjith djelmoshat e kësaj kombëtare me mësuesin e tyre Murat Yakin ishin për çdo lavdëratë. Por ama edhe djelmoshat tanë për lakmi dhe faqe të bardhë Xhaka dhe Shaqiri ishin ata që zgjuan zemrat e gjithë shqiptarve nga Shqiptaria kudo që gjenden dhe jetojnë edhe nëpër Vilajetet e Perandorisë Osmane edhe me ata të Turqisë edhe të Greqisë edhe me Arbëreshët e Italisë Dalmacisë dhe Zarës, me ata të Ukrainës ata të Hunzës me gjuhën e vjetër Burreshke që nga Leka i Madh edhe me ata të Syrisë, Egjiptit, Jemenit, të Spanjës deri në Argjentinë e kuptohet edhe ata të Amerikës dhe Evropës! Pra a s’jemi 38 milion me Zvicrranët a?

Diku nga viti 1984 deri në vitin 1990 pata rastin të punoja si mësues i gjuhës dhe kulturës shqiptare në shkollën St.Johann të Baselit. Ndër shumë nxënëse dhe nxënës tjerë edhe Taulanti edhe Graniti ishin nxënës të mi. Nxënësit e mi nga gjitha shkollat e kanë fjalën dhe të drejtën të thuan mendimin e tyre por kur e pata shiqu ndeshjen midis Kombëtarës tonë dhe asaj Zvicërrane, kur i pashë se si midis sërbisë 5 milionshe, midis Beogradit 1 moilionsh dhe midis fushës së rrethuar me mbi 100’000 shiques sërb dhe disa mi forca policore dhe ushtarake të armatosur deri në fyt, vetëm 22 Djelmosha Zemërluaj e mbrojtë Flamurin e shenjtë kuqezi, u krenova si çdo shqiptarë i Shqiptarisë! Dhe u binda se pse atyre nxënëseve dhe nxënësve të mi e edhe këtyre tre djelmoshave ua paskem mësu dhe këndu këngët të cilat edhe i pata shkrujtë me nota të muzikës: “Gjuha jonë sa e mirë” “Me vite jam larguar i dashur Atdhe por nuk të kam harruar se shumë i bukur je” dhe “Atdhe me male të larta, ti që më rrite që djalë dërgomë njē grushtë me baltë ta puthë e të nxjerr mallë!”…

Ju lumtë Djelmosha na bëtë të krenohemi..