Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, në një shkrim të çuditshëm, ka bërë të ditur se deri në ora 11:00 janë testuar 257 qytetarë për COVID-19.
“Ora 11.05 deri tani janê testuar të gjithë 257 persona! Ekipi fenomenal i ISHPK! Pritja mesatare 1 minutē e 7 sekonda! Lakmi ekipet botērore! Boll ma sehirxhinjve!”, thuhet në shkrimin e IKSHPK-së i publikuar në Facebook.
Ndryshe, aktualisht në Kosovë raste aktive me koronavirus janë 7,442, derisa numri i atyre që kanë rezultuar pozitivë ka arritur në 52,634.