Shkaku për gjuajtjen me armë e rrahjen e një dite më parë në Mitrovicë, po del të jetë një përplasje e pasqyrave të veturave mes dy palëve, rreth një javë më parë.
Sipas banorëve të zonës afër Bares së Mitrovicës ku ndodhi rasti, përleshja e së mërkrurës e ka fillin tek ai aksident.
Këtë e konfirmojnë edhe në familjen e dy të dyshuarëve, të cilët u arrestuan e ndaj tyre u shqiptua masa e ndalimit prej 48 orësh.
Vëllëzërit dyshohet de përdorën edhe armën në drejtim të ankuesëve.
Nga arma nuk pësoi lëndime askush, por nga rrahja 3 persona morrën kujdes mjekësor.
Ndaj dy të dushuarëve janë iniciuar raste për veprat ‘’Vrasje në Tentativë’’, ‘’Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’’, ’’Armëmbajtje pa leje’’ dhe ‘’Lëndim i lehtë trupor’.






