Një rast i rëndë ku është përdorur dhunë fizike ka ndodhur në një nga shtëpitë e të moshuarve në Kosovë.
Lidhur me rastin janë arrestuar tre të dyshuara.Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, ka njoftuar se numri i të arrestuarve për rastin e dhunës dhe keqtrajtimit në Pejë ka shkuar në tre.
Të dyshuarat ngarkoehn me tri vepra penale dhe ndaj të njëjtave është caktuar masa e ndalimit.
“Janë arrestuar tre persona si të përfshirë në rast. Të dyshuarit ngarkohen me tri vepra: sulm, ndihmë në sulm dhe incizim i paautorizuar. Ndaj tre të dyshuarve është caktuar masa e ndalimit”, tha ai.






