Lokale - eSIMy

Edhe 13 raste të reja me virusin korona janë konfirmuar sot në Komunën e Podujevës, raporton Llapi.info.

Sipas të dhënave të IKSHPK-së, të infektuarit u përkasin moshave të ndryshëm, derisa pozitiv ka rezultuar edhe një fëmijë i moshës 0-9 vjeç.

Me këto raste të sotshme, në Podujevë ka arritur në 60 numri i rasteve aktive, ku në vetëm disa ditë janë konfirmuar dhjetëra raste pozitive.

Që nga fillimi i pandemisë, mbi 7 mijë qytetarë llapjanë kanë qenë të infektuar me COVID-19. Prej tyre, 74 raste kanë përfunduar me fatalitet. Deri më tani në Podujevë janë administruar rreth 80 mijë vaksina.

Në anën tjetër, Ministria e Shëndetësisë njoftoi më 10 dhjetor se janë regjistruar 356 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja dalin pas testimit të 7,258 mostrave.

Në raportin për 24 orët paraprake bëhet e ditur se janë shëruar edhe 53 pacientë, ndërkaq raste aktive janë 2,083./Llapi.info