Meqenëse inflacioni ka përfshirë thuajse të gjithë artikujt esencial në vend, si duket as kafja dhe shërbimi i saj nëpër lokalet e gastronomisë nuk ka mbetur mbrapa, një e tillë ka prekur edhe ‘makiatot’, çmimin për një makiato është faturuar 2.50 euro në një nga lokalet të kryeqytetit1.

Në një faturë të siguruar nga Metro, shihet se një “Makiato e madhe” kushton hiq më pak se 2.50 euro, diçka e pa parë deri me tani.

E mbrapa në çmim nuk ka mbetur as “Kafe Amerikane” e cila në këtë faturë kushton 2.00 euro.

Sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës secili produkti i tregtuar dhe që përmban kuponin fiskal, në mënyrë automatike për këtë produkt paguhet i ashtuquajturi “Tatimi mbi Vlerën e Shtuar”, e që në këtë faturë është 18%, që nënkupton se përqindja e përcaktuar shkon automatikisht në buxhetin e shtetit.

E për këtë deri me tani nuk ka bërë asgjë Qeveria Kurti, duke mos ndërhyrë fare me politika fiskale, në mënyrë që artikujt të mos lëvizin kaq lartë me çmime.

Kurti së fundmi ka thënë se do të krijoj ligj për këtë punë, e që është konsideruar si antikushtetues nga njohës të ekonomisë.